Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama: Të shtunën, emër për emër për kandidatët e bashkive

Nga A2 CNN
8 Maj 2019, 19:38 | Politikë
Rama: Të shtunën, emër për emër për

Partia Socialiste mblodhi kryesinë pasditen e sotme nga ku ishte paralajmëruar se do të zyrtarizohej lista e plotë për kandidatët e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit, por kryeministri, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, u shpreh se lista do të zyrtarizohet ditën e shtunë.

“Sot kemi bërë një diskutim paraprak për t’i paraprirë vendimmarrjes së ditës së shtunë, ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive, si dhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët do të vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do të konsolidojmë të gjitha kriteret.

Në 30 qershor do të kërkojmë votën e qytetarëve në të gjitha bashkitë e vendit për të marrë një mandat për katër vitet e ardhshme, ku i synojmë të 61 bashkitë. Ne jemi regjistruar me një koalicion dhe kandidatët do të jenë nga koalicioni natyrisht”, u shpreh Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli