Rama: Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve, do ta dënojnë më 25 prill

Shqiptarët do ta dënojnë presidentin Ilir Meta më 25 prill. Kështu tha kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste.

“Veprimtaria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës”, u shpreh Rama.