Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti i DASH, opozita: Ekonomia në rrezik nga PPP e korrupsioni

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 16:59 | Ekonomi
Raporti i DASH, opozita: Ekonomia në rrezik nga PPP e korrupsioni

Opozita bashkohet me shqetësimin e ngritur në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi rrezikun që i kanoset ekonomisë nga korrupsioni dhe projektet e Partneritetit Publik Privat.

Ish-deputetja Jorida Tabaku deklaron se këto janë problemet e ngritura më herët edhe nga dmeokratët. 

“Raporti ngre të njëjtat shqetësime që ne kemi ngritur në lidhje me faktin që sot tregu i ka ngushtuar mundësitë, sot tregun e zotërojnë vetëm një numër i caktuar kompanish dhe e kanë të pamundur kompani të tjera që të hyjnë. Nuk kemi asnjë investim të ri që nga viti 2013 dhe nuk besoj që do të ketë nëse investitorët e huaj e lexojnë këtë raport”, tha Tabaku.

Tabaku analizon ecurinë e investimeve të huaja, në të cilat është fokusuar edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit 2018, investimet e huaja arritën në mbi 1 miliardë euro.

Peshën kryesore e kanë mbajtur dy projektet e mëdha, gazjellësi TAP dhe hidrocentrali i Devollit, të cilat përfundojnë të dyja këtë vit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani