Raporti i DASH, presidenti Meta: I domosdoshëm kthimi i ekonomisë në normalitet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e percepton Shqipërinë një vend me korrupsion të lartë, ku është përmirësuar dhe klima e të bërit biznes. Sipas Kreut të Shtetit, ky raport vjen në një kohë kur shoqatat e biznesit dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, në mënyrë të përsëritur ka ngritur shqetësimin për vendimet arbitrare e politikat fiskale jo transparente dhe klienteliste që cenojnë konkurrencën dhe sipërmarrjen e lirë. Ilir Meta shpreh shqetësimin për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre dhe cenimin e financave të shtetit me ligje speciale. Ai bën thirrje që ekonomia të kthehet sa më shpejt në normalitet.