Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Raporti i “Doing Business”, Shqipëria humbet 19 pozicione nga viti i kaluar

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 10:49 | Ekonomi

Banka Botërore ka publikuar ditën e sotme raportin “Doing Business” për vitin e fundit, i cili përfshin ekonomitë e 190 vendeve të botës.

Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 82 duke humbur 19 pozicione nga një vit më parë.  Shifra këto që tregojnë një përkeqësim të të bërit biznes në Shqipëri vetëm në harkun e një viti.

Në raport shkruhet se Shqipërisë rriti besueshmëri e Sektorit të Energjisë duke ngritur një sistem automatik të menaxhimit të energjisë për monitorimin e ndërprerjeve dhe rikthimin e shërbimit. Reforma që prekin indikatorët e punësimit janë të përfshira, por nuk ndikojnë në renditjen e të bërit biznes. Në renditje janë marrë parasysh dhe reformat në taksa që janë implementuar në vitin kalendarik Janar 2018-dhjetor 2018

Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re dhe pasohet nga Singapori dhe Hong Kongu. Në fund të listës, ndërkohë janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela. Në këtë renditje, Kosova renditet në vendin e 57.

https://a2news.com/2019/10/16/bode-ekonomia-shqiptare-ka-nje-sfide-shume-te-madhe-civici-produktiviteti-pika-me-e-dobet/
https://a2news.com/2019/10/09/banka-boterore-uli-parashikimin-e-rritjes-ekonomike-malaj-kemi-hyre-ne-ciklin-e-mbijeteses/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani