Raporti i Freedom House, Krasniqi: Shumë më pozitiv sesa është gjendja në Shqipëri

Analisti i A2, Afrim Krasniqi, drejtues i Institucionit të Studimeve Politike, komentoi raportin e Freedom House, duke u shprehur se gjendja aktuale në Shqipëri është edhe më e rëndë. Krasniqi thekson se ky është një raport mjaft i rëndësishëm dhe për këtë duhet të ketë një reagim nga mazhoranca, parlamenti, presidenti dhe opozita.