Raporti i GRECO, kërkohet funksionimi i plotë i Gjykatës së Lartë

Grupi i Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit, i njohur nën siglën GRECO, nxit autoritetet shqiptare të gjejnë sa më parë një zgjidhje, për të bërë plotësisht funksionale gjykatën e lartë, e cila numëron aktualisht vetëm 3 nga 5 gjyqtarë të nevojshëm për të shqyrtuar çështjet.
Ky organ i Strasburgut, në raportin e radhës mbi “Parandalimin e korrupsionit në lidhje me deputetët, gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri, ngre shqetësimin se janë emëruar vetëm 1/5 e anëtarëve të Gjykatës së Lartë) nga 19 gjyqtarë që pritet të ketë kjo trupe gjyqësore dhe kërkon plotësimin edhe funksionimin e saj tërësisht të pavarur.
“Numri i çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë mbetet i lartë, megjithëse kohët e fundit janë bërë plane dhe janë marrë masa specifike për ta ulur atë. GRECO nxit autoritetet shqiptare të gjejnë zgjidhje të përshtatshme në mënyrë që Gjykata e Lartë të mund të funksionojë në përputhje me kuadrin ekzistues kushtetues dhe legjislativ. Është thelbësore që një Gjykatë e Lartë e depolitizuar dhe e pavarur të funksionojë plotësisht dhe me efikasitet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në raport.
GRECO vlerëson procesin e vetting-ut për gjyqtarëve dhe prokurorëve, por sugjeron procese vlerësimi të ndara.