Raporti i OECD: Shqipëria, e katërta në botë për rritjen e emigracionit të intelektualëve

Nga Shqipëria po largohen intelektualët dhe pjesa më vitale e ekonomisë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD në raportin e fundit konstaton se vendi ynë renditet i katërti në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000/2001 deri në 2015/2016. Për këtë periudhë, norma e emigrimit të personave me aftësi të larta, siç duket edhe nga tabela e OECD-së është rritur me 14,6%, pas Liberisë me 27,9 %, Butanit me 15,4% dhe në të njëjtin nivel me Moldavinë