Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Raporti i Parlamentit Europian: Politika të dialogojë, 25 Prilli thelbësor për demokracinë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2020, 19:27 | Politikë

Parlamenti Europian i konsideron zgjedhjet e 25 prillit si thelbësore për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo theksohet në një draft-raport të Komisionit të Jashtëm të PE-së, që mes të tjerash nënvizon nevojën për të përmirësuar klimën politike përmes dialogut.

Parlamenti Europian kujton përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike për t’u larguar nga akuzat e ndërsjella, vendimet e njëanshme dhe bojkotet, duke u mbështetur në shembuj pozitivë të përpjekjeve për ndërtimin e konsensusit të tilla si ato që çuan në marrëveshjen e 5 qershorit 2020 mbi reformën zgjedhore.

Raporti, që pritet të kalojë si një rezolutë në seancë plenare nga Parlamenti Europian, kërkon zbatimin e risive ligjore të dakordësuara në qershor, ndërsa pranon mendimin e Venecias sa i përket ndryshimeve të njëanshme të tetorit.

Parlamenti Europian nënvizon rëndësinë e zbatimit të masave të reformës zgjedhore të kodifikuar në korrik 2020 të cilat janë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR; mirëpret angazhimin për të zbatuar opinionin e ardhshëm të Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuar në Tetor 2020.

Përveç toneve pozitive, një shqetësim shprehet hapur nga europarlamentarët, sa i përket mungesës së progresit në lirinë e shprehjes dhe pengesat për funksionimin e duhur të mediave të pavarura. Ndërsa për situatën e krijuar nga pandemia, Qeverisë i kërkohet që t’u japë përparësi masave që synojnë zbutjen e ndikimit social dhe ekonomik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë