Raporti i PNUD, bie besimi i qytetarëve te qeverisja

Qytetarët kanë humbur besimin te qeverisja përgjatë dy viteve të fundit dhe e perceptojnë transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit qendror dhe atij lokal në rënie. Gjetjet vijnë nga sondazhi “Besimi në qeverisje 2019”, kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e UNDP.