Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Raporti mbi krimin e organizuar: Grupet shqiptare kontrollojnë trafikun e kokainës nga origjina

Nga A2 CNN
24 Korrik 2020, 09:12 | Kronikë
Raporti mbi krimin e organizuar: Grupet shqiptare kontrollojnë trafikun e

Një raport i Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar tregon se grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë dhe Shqipëria gjithmonë e më shumë po operojnë jashtë vendit ndërsa trafiku i kokainës mbetet aktiviteti më fitimprurës.

Grupe nga rajoni thuhet në raport janë angazhuar me financimin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha me kokainë, që dërgohen nga Amerika e Jugut në Europë.

Kontakte të forta me grupe kriminale vendase dhe aftësia për të blerë kokainë në burimin e prodhimit, bëjnë që grupet kriminale nga Ballkani perëndimor të jenë në gjendje që të kontrollojnë të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës.

Kjo i ka dhënë mundësi që të ulin çmimet, kanë siguruar një mall me cilësi më të lartë dhe si rezultat e kanë shkatërruar konkurrencën. Raporti tregon se grupe kriminale nga Ballkani perëndimor, që zhvillojnë aktivitetet e tyre jashtë rajonit, kanë treguar aftësi për t’u përshtatur, dhe për të përdorur teknologjinë në avantazh të tyre përdorimi i formave të koduara të komunikimit, pastrimi i parave nëpërmjet kriptomonedhave, parajsave financiare por dhe në vendet e tyre të origjinës.

Ndonëse nuk mund të flasim për një kartel ballkanik grupet e ndryshme kriminale nga rajoni bashkëpunojnë më njëri-tjetrin, madje ka edhe grupe multietnike. Nga ana tjetër në raport thuhet se disa nga faktorët bazë që detyruan shumë persona nga Ballkani perëndimor që të largoheshin nga vendet e tyre në të kaluarën, ekzistojnë akoma: si mungesa e vendeve të punës, korrupsioni, mundësi të pakta për të bërë përpara si dhe hapat e ngadaltë në procesin e hyrjes në BE.  Raporti vëren se “nëse këto probleme nuk zgjidhen, mijëra të rinj nga vendet e Ballkanit perëndimor, apo në diasporë, do të vazhdojnë të jenë të gatshëm që t’i futen rrugës së krimit.” 

A2 CNN Livestream

Dita jonë