Raportimi në kuvend, institucionet e pavarura japin dhe kërkojnë “llogari”

Institucionet e pavarura janë kritikuar hapur nga kreu i Kuvendit për neglizhencë në zbatimin e rekomandimeve. Gramoz Ruçi, përmes mbledhjes online në kushtet e pandemisë së Covid-19, kërkoi që organigrama e punonjësve të miratuar të jetë funksionale dhe të lënë mënjanë ankesat. Pakënaqësi kishte dhe në kampin tjetër. Për kryeprokurorin Olsian Çelaj, ka ende një ngërç me mungesën e një databaze të plotë statistikore ndërinstitucionale.