Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rastet me mpiksje gjaku, një sërë shtetesh kufizojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Nga A2 CNN
8 Prill 2021, 11:22 | Bota
Rastet me mpiksje gjaku, një sërë shtetesh kufizojnë

Shtohen vendet europiane që kufizojnë përdorimin e vaksinës së Oxford-AstraZeneca, pasi Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e lidhi atë me raste të rralla të mpiksjes së gjakut.

EMA tha se kishte zbuluar 169 raste të trombozës venoze cerebrale deri në 4 prill, nga 34 milionë vaksinime të kryera. Por këmbëngulja e rregullatorit europian, se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet nuk e ka zbutur frikën rreth Europës.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se do t’ia jepte vaksinën vetëm personave nga 60 deri në 65 vjeç.

“Bazuar në informacionin në dispozicion, rekomandojmë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca te personat mbi 60 vjeç. Agjencia e Barnave në Spanjë ka raportuar 12 raste të mpiksjes së gjakut mes 1.7 milionë personave që kanë marrë vaksinën, e gati të gjitha kanë ndodhur te gra nën moshën 55-vjeçare”, u shpreh Carolina Daria, ministre e Shëndetësisë spanjolle.

Gjithashtu, ekspertë të shëndetësisë në Itali rekomandojnë përdorimin e vaksinës në mënyrë preferenciale te personat mbi 60 vjeç.

Ndërkaq, ata që e kanë marrë dozën e parë, inkurajohen të mos e refuzojnë të dytën, pasi nuk ka të dhëna që do të sugjeronin të kundërtën. Më herët, Britania e Madhe, njoftoi se personave nga 18-29 vjeç do t'u ofrohej një alternativë ndaj vaksinëse AstraZeneca mes shqetësimeve për çrregullim të mundshëm të gjakut.

Belgjika vendosi gjithashtu të kufizojë përdorimin, në 55 vjeç e sipër. Kanadaja, Holanda dhe Gjermania e kishin ndërmarrë me herët një hap të ngjashëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë