Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Raundi i dytë i presidencialeve në Maqedoninë e Veriut, qytetarët janë skeptikë

Nga A2 CNN
3 Maj 2019, 18:25 | Ballkani

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën me 5 maj për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Disa prej tyre shprehen skeptikë lidhur me pjesëmarrjen, e cila mund të jetë shumë e ulët.

 “Nuk jam shumë optimiste, për shkak të pjesëmarrjes që nuk do të jetë e lartë. Qytetarët janë shumë të zhgënjyer, në këto dy vite e gjysmë, partia në pushtet nuk përmbushi premtimet, as të paktën 30%”, thotë Zorica, një banore.

 “Nuk mendoj se pjesëmarrja do jetë mjaftueshëm për të arritur minimumin e nevojshëm prej 40%, pasi qytetarët janë të pakënaqur me marrëveshjen për emrin. Në të njëjtën kohë, shumë banorë janë larguar nga vendi për në shtete të tjera për të kërkuar punë. Ata që do të votojnë janë patriotët e flaktë”, gjykon Ratko.

Gordana Silijanovska

Kandidati pro perëndimor nga partia në pushtet, Stevo Pendarovski, dhe rivalja e tij opozitare, Gordana Silijanovska, kaluan raundin e parë me thuajse të njëjtin numër votash, në një garë presidenciale të dominuar nga përçarjet e mëdha lidhur me ndryshimin e emrit.

 “Të tjerët duhet të mësojnë nga ne, por kjo do të ndodhë vetëm nëse ne arrijmë një fitore bindëse. Kjo do të dërgonte një mesazh të qartë: qytetarët dëshirojnë që vendi të jetë më afër Evropës”, deklaroi Stevo Pendarovski.


Stevo Pendarovski

 Ndërsa Gordana Silijanovska ka akuzuar se “kryeministri po mashtron dhe po përpiqet të mbajë marrëveshjen e Prespës me çdo kusht, në mënyrë që ai ta përdorë si një alibi për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE”.

Ndryshimi i emrit, të cilin e kërkonte Greqia për t’i dhënë fund pretendimeve territoriale të provincës veriore të Maqedonisë, zgjidhi kontestin shumëvjeçar. Kjo i hap rrugë anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në NATO dhe BE.

A2 CNN Livestream

Dita jonë