Reagime pas përzgjedhjes së kabinetit Rama 3, Gjonaj: Rezultatet e punës sime janë të dukshme

Të parët që lanë sallën e Pallatit të Kongreseve ishin Pandeli Majko dhe Taulant Balla, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së. Ish-ministri për Diasporën nuk është më deputet dhe mbeti pa një post ministror. Po kështu as emri i Ballës nuk u përmend në poste ministrore për qeverinë Rama 3. Nga të larguarit e tjerë të mandatit të dytë qeverisës u prononcua vetëm Etilda Gjonaj, ish- ministrja e Drejtësisë. Për A2 CNN ajo tha se ishte e privilegjuar që shërbeu në dikasterin e Drejtësisë ku u shpreh se ka bërë maksimumin me rezultate të dukshme në këtë institucion.