Reagimet ndërkombëtare për Teatrin: Duhej dialog mes palëve, është koha për vetëpërmbajtje

Reagime të shumta ndërkombëtare erdhën pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, përmes “Twitter”-it u bëri thirrje palëve që të tregojnë përmbajtje dhe njoftoi se ka ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren që nga orët e para të mëngjesit.