Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Reagimi për tërmetet: Në trajnim, ekipet dhe qeni kërkues, mungon kamera speciale

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 16:00 | Aktualitet
Reagimi për tërmetet: Në trajnim, ekipet dhe qeni kërkues,

Pasojat e tërmetit të 2 viteve më parë ishin të rënda, pore dhe reagimi i Emergjencave Civile linte për të dëshiruar, kryesisht për shkak të mungesës së përvojës së stafit të kërkim-shpëtimit.

Mangësitë u bënë më të dallueshme kur mbërritën ekipet e huaja, me të gjitha pajisjet dhe eksperiencën e duhur. E siç e thotë edhe shprehja “gabimi të bëhet mësim”, si fillim strukturat tona të reagimit të shpejtë po nxitojnë të trajnojnë stafet.

Megjithatë, mes gjitha këtyre aparaturave, ekipit të zjarrfikësve u mungon një kamera speciale për rastet e tërmeteve. Nga ana tjetër, ajo që u dallua asokohe ishte mungesa e një qeni. Edhe ai po trajnohet për të fituar instinktet.

Nga ky vëzhgim i thjeshtë i A2CNN, rezulton se në rastin më të keq, nëse Shqipëria do të tronditej sërish nga një tërmet i ngjashëm, forcat tona të reagimit të shpejtë do të jenë një hap më para se në 2019-ën, por sërish një hap prapa ekipeve të huaja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë