Referendum për bashkim Shqipëri-Kosovë, Rama: Do të votoja pro dhe them që do të ndodhë

Përditësuar më: 26/11/2021, ora 13:05

“Kjo është pyetje apo provokacja? Se nuk po e kuptoj”, tha Rama. “Nëse më pyesni për hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, do të votoja hapur pro, që të jemi të qartë. Nëse më pyesni a do të ndodhë apo jo, unë them që kjo do të ndodhë, nuk e di kur do të ndodhë, si do të ndodhë, por që kjo do të ndodhë një ditë, them që po”. Ndërsa kryeministri Albin Kurti u shpreh: “Te çështja e bashkimit të shqiptarëve nuk e zgjedhim ne, por na zgjedh ai ne. Nuk mund të vendosemi ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”. Deklaratat e dy kryeministrave u bënë gjatë konferencës së përbashkët mes dy qeverive, e shtata në total, e zhvilluar këtë herë në Elbasan. Në këtë mbledhje u nënshkruan 15 marrëveshje, mes tyre ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dyja vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave.