Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Referendumi i Presidentit, çfarë roli ka KQZ-ja? Anëtari i saj jep përgjigjen për A2

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 09:49 | Politikë
Referendumi i Presidentit, çfarë roli ka KQZ-ja? Anëtari i saj

Bledar Skënderi, anëtar i KQZ, ka shpjeguar në studion e Ditari në A2 se si procedohet në rastin e një kërkese për referendum.

Dy ditë më parë, Presidenti Ilir Meta njoftoi se sot do të propozojë ide konkrete për referendumin.

“Kodi Zgjedhor aktual nuk ka asnjë parashikim për mënyrën se si zhvillohen referendumet. Ka një dispozitë kalimtare që thotë se në kodin e vjetër zjedhor do të qëndrojnë në fuqi derisa të miratohet një ligj për zhvillimin e referendumit. Për momentin, do të ecim me dispozitat e kodit të vjetër zgjedhor. Në lidhje me kërkesën e Presidentit, nuk e di se çfarë lloj referendumi kërkohet sepse Kodi Zgjedhor parashikon detyra të ndryshme për KQZ në varësi të referendumit. Në rastin e referendumit kushtetues, KQZ ka detyra më të vogla”, thekson Skënderi.

Ai më tej shtoi se “duhet të jetë e specifikuar qartë për çfarë parashikohet referendumi”.

“KQZ shikon kërkesën nëse është në përputhje me ligjin apo jo, bën formularin tip dhe ia jep komisioneve nismëtare që të mblidhen 50 000 firma. Pasi mblidhen këto firma, KQZ shikon nëse janë të rregullta dhe ia përcjell kërkesën Gjykatës Kushtetuese nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën. Kjo gjykatë ka 60 ditë afat për të shqyrtuar kërkesën. Pas 60 ditësh, kërkesa i kalon Presidentit”, tha Skënderi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani