Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Reflektim dhe analizë e thellë”, Bujar Nishani: PD duhet të jetë modeli i qeverisjes së nesërme

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 21:39 | Politikë
“Reflektim dhe analizë e thellë”, Bujar Nishani: PD duhet

“PD duhet të mbetet alternativë qeverisëse dhe duhet të jetë modeli i qeverisjes nesër”. Kështu u shpreh në studion e Absolut 4, kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, teksa ka shpjeguar mënyrat e ngritjes së kësaj force politike pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Në këndvështrimin e tij, Nishani theksoi se duhet të ndryshojë modeli dështues, i cili që kërkon reflektim në disa hallka dhe analizë që nuk është ekskluzivitet i një grupi njerëzish, por duhet të nisë e qëndrojë te baza.

“Pas 25 prillit nuk ndodhi asnjë ndryshim në Shqipëri, kemi një qeveri me problematikat që janë thënë dhe do të vijnë duke u shtuar. PD mbeti sërish në opozitë, raportet e forcës elektorale janë po ato që PD i la kur braktisi parlamentin dhe dogji mandate dhe u fut në betejë tjetër. Nuk ishte pritshmëria e opinionit publik, por detyra e PD. Pse ndodhi kjo? Duhet analiza aq e madhe që por PD u tregua e paaftë për të përballur të gjithë elementët e drejtë e të padrejtë, kontekstin legal e ilegal, të gjithë çështjet e konkurrencës normale e anormale që Shqipëria të fillonte rrugëtimin ndryshe. Mbetja e PD në opozitë nuk është risi që nga 2013 PD nuk ka fituar asnjë garë dhe reflektimi vjen nga analiza dhe analiza nuk është ekskluzivitet i një grupi njerëzish, duhet të nisë e qëndrojë te baza dhe njerëzit që e kanë përballuar më mirë. Pas analizës ajo që duhet është të nisë një projekt tjetër se ai që kemi nisur na tregoi që është jo fitues që nga deformimet e qeverisë, shteti paralel. Të ndryshojmë këtë model që rezultoi dështues”.

https://a2news.com/2021/05/18/zgjedhjet-ne-pd-nishani-basha-po-percakton-se-kur-do-te-behen-dhe-kush-do-te-kandidoje/

Për Nishanin dy janë rrugët për rrëzimin e qeverisë Rama, një është mekanizmi i ngjashëm me të , por më i fuqishëm sipas tij është masiviteti i mbështetjes nga qytetarët, që PD nuk e arriti.

“Ndryshimi i modelit ka disa hallka dhe në gjykimin tim kërkohet që të reflektojmë se cila është mënyra si duhet rrëzuar qeveria Rama. Janë dy rrugë; nëse flasim për masakër elektorale, përdorim administrate, përdorim të grupeve kriminale një nga rrugët është që PD të ndërtojë një mekanizëm të ngjashëm, të përmbysësh të padrejtën me një vullnet më të madh popullor. Opozita nuk ka në dorë as policinë, as prokurorinë, as paratë e buxhetit as grupet e forta, por ka një mekanizëm më të fuqishëm se të gjithë masiviteti i mbështetjes nga qytetarët dhe këtë ne nuk e arritëm. Vërtet PD ka marrë më shumë vota se 2017, por më pak se 2013 dhe kërkohet ndryshim modeli dhe ndryshimi i modelit bëhet nga njerëzit”.

https://a2news.com/2021/05/18/lidershipi-i-pd-cela-nuk-eshte-e-drejte-qe-pergjegjesine-ta-mbaje-vetem-nje-individ/

Nishani thekson PD është rrudhur dhe larguar nga qytetarët, në një kohë që shoqëria e sotme ka pësuar ndryshim në strukturë dhe analiza sipas tij duhet të bëhet në bazë të realitetit që na rrethon.

“Nëse ne ecim me modelin e individit që realizon gjithçka, e kemi të pamundur në një shoqëri në vitin 2021, ku shoqëria ka pësuar ndryshime të thella, struktura e shoqërisë ka ndryshuar shumë dhe duhet të marrim në analizë këtë realitet që na rrethon. PD është rrudhur për shkak se je larguar nga qytetarët, gjenerata e re, tezat e tua nuk e prekin reagimin qytetar dhe në këtë aspekt ka nevojë se cili është modeli i brendshëm i funksionimit të PD. Ne duam ndryshimin e Shqipërisë por brenda kësaj duhet të përgatisim mekanizmat e etnitetit më të vogël dhe një nga këto janë partitë politike. PD duhet të mbetet alternativë qeverisëse dhe duhet të jetë modeli i qeverisjes nesër”.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se Basha duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pas dy humbjeve radhazi dhe t’i hapë rrugën një modeli të ri të PD.

“PD duhet të tregojë një model tjetër duhet ta tregojmë këtë. Lidershipi ka përgjegjësi politike. Kulturën qytetare duhet ta barazojmë me atë europiane. Përgjegjësia politike e çdo lideri është dorëheqja se nuk është hera e parë që ka dështuar. Është rasti i parë dhe unikal në Shqipëri që qeveria merr mandatin e tretë dhe kreu i opozitës humbet dy zgjedhje rresht. Dorëheqja e kryetarit të partisë si një akt civil i hap rrugën një modeli tjetër larg atij që udhëhoqi, skicoi dhe ideoi vetë, zoti Basha dhe duke cliruar energjinë”.

https://a2news.com/2021/05/18/vurmo-kemi-institucione-dhe-rregulla-te-bukura-ne-duar-te-disa-ujqerve-qeverisja-ne-parti-tregon-qasjen-per-menaxhimin-e-shtetit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë