Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Reflekton qeveria, tkurr me 3.4% rritjen ekonomike për këtë vit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2019, 15:57 | Ekonomi

Rreth dy muaj përpara mbylljes së vitit buxhetor, qeveria rishikon në rënie rritjen ekonomike. Sipas qeverisë, ekonomia këtë vit do të rritet me vetëm 3.4% nga 4.3% që ishte parashikimi në fillim të vitit. Më herët, edhe FMN dhe Banka Botërore rishikuan në zbritje rritjen ekonomike.

Kryefinancierja Denaj ka folur edhe për detyrimet e prapambetura, sipas saj të trashëguara që prej vitit 2000. Ajo ka paralajmëruar masa ndaj institucioneve që kanë krijuar këto borxhe.

Rishikimi i rritjes ekonomike, që është edhe një ndër treguesit kryesorë të ekonomisë u njoftua nga ministria e financave në seancë plenare, ku po kalon për miratim akti normativ i buxhetit të këtij viti.

Ky draft parashikon rialokimin e rreth 3 miliardë lekëve nga projektet me ecuri të ngadaltë drejt atyre që kanë pasur progres më të mirë dhe që qeveria synon ti nxisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë