Reforma në Drejtësi, debat brenda mazhorancës për kompetencat e ILD

Kompetencat shtesë për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, që i lejojnë atij të pezullojë prokurorë dhe gjyqtarë, shkaktuan debat mes vetë mazhorancës në Komisionin e Ligjeve. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, shpjegoi në emër të Qeverisë se kjo ndërhyrje vjen për shkak të disa problemeve që janë vënë re me ligjet e Reformës në Drejtësi. Kjo solli reagimin e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë një prej hartuesve të reformës. Ai kërkoi që problemet me zbatimin e ligjit, të mos i faturohen ligjeve të reformës.