Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma Zgjedhore, Basha takon Gremingerin: OSBE, jo thjesht korriere

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 16:21 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Basha takon Gremingerin: OSBE, jo thjesht korriere

Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, Lulzim Basha refuzoi që OSBE-ja të luante rolin e korrierit në komunikimin mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Kur iu vu në dukje se zoti Gjiknuri tha se ishte dakord që OSBE të ishte shkuesi për propozimet e Partisë Demokratike, Basha u shpreh: “Këto janë budallallëqe. Këto punë nuk bëhen me shkues as në Afrikë, jo më në Evropë”.

Sipas kreut të opozitës, tre janë drejtimet që mund të ndihmojë OSBE-ja për Reformën Zgjedhor: “OSBE-ja vetë ofron këto tre mundësi, t’i kujtojë Shqipërisë detyrimet që ka për zgjedhje të lira, të ofrojë ekspertizë dhe të ndihmojë sa i përket rolit të OSBE-së në një dialog të vërtetë që të ketë një produkt dhe për ne produkti duhet të jetë një Reformë Zgjedhore të vërtetë dhe vullneti politik për ta zbatuar atë përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe atyre vendore në një ditë”.

Lehtësimi i dialogut mes palëve ishte angazhimi edhe i vetë Sekretarit të Përgjithshëm Greminger, i cili tregoi edhe kufizimet e misionit: “Ne mund të thjeshtojmë dialogun, ne mund të ofrojmë hapësira për dialog, pra kjo është ajo se çfarë ne mund të bëjmë. Ajo çfarë ne nuk mund të bëjmë është që të marrim vendim politik për hapat që duhet të ndërmerren për Reformën Zgjedhore. Ne nuk mund të zgjedhim sistemin zgjedhore të cilin ky vend mund të aplikojë”.

Miratimi i Reformës Zgjedhore është një nga kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave. Por, në krah të Gremingerit, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha se asgjë nuk është e sigurtë se në maj Këshilli Evropian do të ketë një vendim pozitiv për Shqipërinë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani