Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Këshilli Politik është rruga e vetme, konsensusi mban larg çunat e fortë nga vjedhja

“Votat mazhoranca i ka pasur, një pjesë e vjedhur në 2017-ën dhe një pjesë e këtyre që janë në shkelje të Kushtetutës, ata që zëvendësuan mandatet. Nëse duan të bëjnë atë farsën, të cilën mund ta kishin bërë me kohë, le ta bëjnë, por pasojat do të jenë shumë të rënda. Edhe kur Bundestagu vuri kushtin që opozita të ishte pjesë e reformës, votat aty ishin”.

Kështu u shpreh në A2 Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, teksa komentoi zhvillimet në mbledhjen e fundit të komisionit për këtë reformë.