Reforma zgjedhore, debatet PS-PD shmangin diskutimet për sistemin

Tryeza politike për reformën zgjedhore nuk prodhoi asgjë sa i përket ndryshimit të sistemit, që ishte edhe arsyeja për të cilën u mblodhën përfaqësuesit e forcave politike. Orë të tëra u konsumuan me debate në lidhje me kushtet e caktuara një ditë më parë nga kryeministri.