Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Reforma Zgjedhore, Duka: Palët të ulen në tryezë, duhet ndryshuar sistemi

Nga A2 CNN
29 Tetor 2019, 15:46 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Duka: Palët të ulen në tryezë, duhet

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i shtohet aleatëve që i kërkojnë Partisë Demokratike uljen në një tryezë me mazhorancën për Reformën Zgjedhore.  

Çfarë duhet t’i bëjë bashkë palët, sipas tij, është refuzimi i Bruskelit për hapjen e negociatave: “Duhet të ulen bashkë për të nxjerrë një produkt sa më të mirë që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Duka i quan të pamjaftueshme ndryshimet e propozuara tek ligji elektoral nga shumica përsa i përket shitblerjes së votes: “Të firmosë Rama se nuk do të blejë votën, duket si një gjë që nuk do të japë rezultat. Natyrisht, dy gjëra japin rezultat për një reformë të saktë: vullneti politik dhe ligji.

Kreu i PAA kërkon që lidershipi opozitar të dakordësohet edhe për ndryshimin e sistemit elektoral: “Do të ishte shumë mirë nëse do t’i jepej fund sistemit me lista të mbyllura dhe mund të gjehet një formulë si për shembull mazhoritar proporcional”.

Prej disa ditësh, grupi i punës së opozitës së bashkuar ka nisur diskutimet për Reformën Zgjedhore, duke trajtuar deri më tani çështje që lidhen me administrimin zgjedhor dhe financimin e partive politike. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë