Reforma Zgjedhore, Hajdari: Propozimet e PD, të “ashpra”. Nuk mund të plotësohen kërkesat e vetëm njërës palë

Rudina Hajdari, deputete e grupit parlamentar demokrat, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 se propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore në disa raste kanë qenë të “ashpra”, por shtoi se “disa prej tyre patjetër që do të implementohen”.