Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reforma zgjedhore, Hysi: Nuk kalon pa konsulta publike

Nga A2 CNN
3 Korrik 2020, 14:09 | Politikë
Reforma zgjedhore, Hysi: Nuk kalon pa konsulta publike

Mazhoranca nuk merr parasysh kërkesën e demokratëve për të nxituar me miratimin e reformës zgjedhore, madje, për ta miratuar qe në seancën e ardhshme plenare.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, deklaron se kodi i dakordësuar jashtë parlamentit, do t’i nënshtrohet konsultave publike pasi të kenë përfunduar ato për kushtetutën.

“Rezulton që një pjesë e tyre mund të transferohen në kodin zgjedhor. Ka një nismë tashmë të depozituar nga një grup deputetësh për ndryshime në kodin zgjedhor. Ju e njihni shumë mirë edhe natyrën e kryetarit të kuvendit edhe korrektesën e kryetarit në zbatimin e rregullave strikte dhe kjo nismë do të ketë gjithë vëmendjen e duhur. Edhe ndryshimet në kodin zgjedhor do t’i nënshtrohen konsultave publike”, u shpreh Vasilika Hysi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë