Reforma Zgjedhore, Këshilli i Europës: Hiqni reklamat e partive në media

Në kushtet e mungesës së një propozimi konkret, si nga mazhoranca edhe nga opozita e bashkuar në tryezën e reformës zgjedhore, është Këshilli i Europës që ndërhyn me rekomandime të posaçme, duke kërkuar ndalimin e reklamave me pagesë në media nga partitë politike. A2 disponon ekskluzivisht dokumentin e hartuar nga ekspertet e Këshillit të Europës, dërguar në grupin e punës së Këshillit Politik, sipas të cilës, kërkohet ndryshimi i kodit elektoral, heqjen e mundësisë se reklamave nga forcat politike.