Reforma Zgjedhore, ku ngeci konsensusi për Kodin Elektoral?

Krahas Komisionit të Reformës Zgjedhore pritet të riaktivizohet dhe tryeza e negociatorëve, ku bëjnë pjesë PD dhe LSI. Ajo ishte struktura jashtëparlamentare që negocionte dhe hartonte ndryshimet në Kodin Elektoral, por u ndërpre për shkak të pandemisë në 9 mars dhe me shumë çështje të mbetura pezull për konsensus.