Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma Zgjedhore, mazhoranca në ngërç edhe me opozitën parlamentare

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 16:26 | Politikë
Reforma Zgjedhore, mazhoranca në ngërç edhe me opozitën

Vështirësinë për një marrëveshje socialistët nuk po e hasin vetëm me Lulzim Bashën dhe opozitën jashtë parlamentare, por edhe me opozitën në Kuvend.

Në përfundim të mbledhjes se Komisoinit të Posaçëm, bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari thanë se  kishin rende dakord për reformën elektorale, por në fakt qëndrimet e tyre treguan krejt të kundërtën.

Socialistët i mbeten besnikë idesë së ndarjes se reformës me dy faza. Po aq besnik janë edhe opozitarët në qëndrimin e tyre për të mos dhënë asnjë votë nëse nuk ndryshohet sistemi.

Propozimet e PD nuk ishin pjesë e diskutimeve të këtij komisioni, por socialistët janë të gatshëm t’i diskutojnë ato në një tryezë më të gjerë. Për praninë e ndërkombëtarëve, Gjiknuri nuk garanton por tregohet i gatshëm për biseda dypalëshe. Socialistë duan ta mbyllin fazën e parë të reformës brenda dhjetorit ndërsa opozta parlamentare tha se nuk e ka me ngut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani