Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reforma Zgjedhore, Mediu: Vendimet jo mes pak njerëzve, të pyetet Këshilli

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 15:55 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Mediu: Vendimet jo mes pak njerëzve, të pyetet

Mbledhja e parë e Këshillit Politik nuk i kishte lënë një shije të mirë Fatmir Mediut. Rezervat mbi marrëdhëniet me aleatin e madh i tregon në A2, kur nënvizon se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos mbetet në dëshirën e pak personave.

“I kam kërkuar aktorëve kryesorë që ky këshill të ketë funksionin që duhet, në bazë të marrëveshjes që është realizuar. Unë besoj që do ta ketë një funksion të tillë sepse produkti nuk është thjesht teknik. Produkti është një marrëdhënie edhe politike. Sa më tepër pjesëmarrje të ketë në këtë vendimmarrje aq më mirë është. Kur ne synojmë të kemi aktorë nga shoqëria të involvuar në proces, besoj se involvimi i një mase më të madhe partish politike në gjykimin e një çështje, padyshim që është i rëndësishëm”, tha Mediu.

https://a2news.com/video/mblidhet-keshilli-politik-vendos-te-diskutohet-edhe-ndryshimi-i-sistemit-zgjedhor-2/

Për të shmangur një vendimmarrje përjashtimore, Mediu sugjeron që propozimet e opozitës për reformën, të dakordësohen fillimisht mes gjithë aleatëve, para se të hidhen në tryezën politike përballë mazhorancës.

“Opozita duhet të konsolidojë produktin e vet, të miratojë brenda të gjitha forcave politike opozitare këtë produkt dhe pastaj të ketë një mirëkuptim edhe me pjesën tjetër të parlamentit për të arritur në një reformë zgjedhore, e cila i shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Kryerepublikani ka insistuar fort në nevojën e rishikimit të sistemit elektoral, por thotë se është i gatshëm të dëgjojë të gjitha mendimet. Sipas tij, funksionaliteti i Parlamentit nuk duhet harruar.

https://a2news.com/2020/01/20/reforma-zgjedhore-komisioni-kerkese-odihr-na-dergoni-ekspert/

“Opozita të konkludojë disa qëndrime të vetat. Ajo që është më e rëndësishme është që ne t’u japim qytetarëve shqiptarë një parlament funksional. Duhet të heqim dorë për të parë probleme dhe kundërshti kudo. Nëse ne si opozitë, duam të sjellim një standard tjetër demokratik, standardi i parë është të dëgjojmë me vëmendje edhe atë që s’na pëlqen. Jam i gatshëm për të shqyrtuar që nga sistemi aktual dhe sisteme të tjerë, çdo propozim që krijon bindjen për një sistem funksional”, shprehet Mediu.

Republikanët do të angazhojnë nënkryetarin Arjan Madhi në ekipin e eksperteve nga radhët e opozitës për reformën elektorale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli