Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Reforma zgjedhore, nënkryetarja e Parlamentit kundër votës preferenciale: Qytetarët nuk kanë zgjedhur të duhurin

Nga A2 CNN
30 Shtator 2022, 22:05 | Politikë
Reforma zgjedhore, nënkryetarja e Parlamentit kundër votës

Teksa u pyet për reformën zgjedhor në "Intervistë" me Merita Haklaj, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, u shpreh kundër votës preferenciale.

Felaj theksoi se vota preferenciale u shit si një element i fortë populizmi, por nuk rezultoi e tillë.

https://a2news.com/2022/09/30/votimi-elektronik-dhe-sulmet-kibernetike-felaj-do-te-unifikohet-mbrojtja-me-standardet-e-nato-s/

“Do të hyjmë në diskutime për sistemin zgjedhor pasi na detyron vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Besoj se do të gjendemi përballë shumë diskutimeve edhe për arsyen se opozita nuk ishte pjesë e diskutimeve për sistemin zgjedhor. Unë besoj se do të ketë diskutime në këtë pikë.

Jam e vetëdijshme se sisteme elektorale perfekte nuk ka. Eksperienca ime në zgjedhjet e fundit më çon të them se mbase ajo që ka nevojë të shikohet është vota preferenciale. Vota preferenciale u shit si një element i fortë populizmi, por nuk rezultoi e tillë, pasi nuk mendoj se njerëzit kanë zgjedhur më të mirin, më të duhurin. Vota preferenciale nuk e garanton atë justifikim publik që pati futja e këtij amendamenti”, tha Felaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani