Reforma Zgjedhore, nuk ka marrëveshje mes palëve

Ka përfunduar takimi i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, dhe nuk është arritur një konsensus midis palëve.
Sipas Oert Bylykbashit të PD, “PS nuk ishte ende e gatshme për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme, dhe nuk donte të hiqte dorë nga privilegjet”.
Gjithsesi, përfaqësuesi i opozitës, duke falënderuar faktorin ndërkombëtar, shprehu gatishmërinë e tij për të vijuar negociatat, që nga nesër, nëse plotësohen kushtet e lidhura për çështjen e identifikimit biometrik.
Sipas Bylykbashit “biometrika është lidhur me administratën, nuk mund të jetë në kontrollin e PS Gjykata dhe KQZ. Kur të arrihet kompromis për këtë do të arrihet marrëveshje edhe për aspektet e tjera”.