Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Reforma Zgjedhore, opozita nuk do të kërkojë ndryshimin e sistemit

Nga A2 CNN
12 Maj 2020, 19:28 | Politikë
Reforma Zgjedhore, opozita nuk do të kërkojë ndryshimin e

Në mbledhjen e koalicionit opozitar, PD-ja duket se ka arritur të bindë aleatët e saj për të hequr dorë nga ndryshimi i sistemit zgjedhor. Opozita e bashkuar nuk do të ketë një alternativë të saj në tryezën e grupit të punës për reformën elektorale në takimin e së mërkurës.

“Nuk shikoj që ka disponibilitet për të pasur një reformë zgjedhore të thellë që t’i shërbejë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Historia politike mbas vitit 2013 ka treguar një zvarritje pafund të procesit të reformës zgjedhore, e cila pastaj ka sjellë dhe pasoja në proceset zgjedhore. Jo vetëm thjesht për shkak të rregullave ligjore, por për shkak të mungesës së vullnetit politik. Dhe mendoj se çdo gjë duhet të fillojë për të krijuar një vullnet politik të përbashkët dhe pastaj të gjithë elementet ligjore, kur ekziston vullneti politik, zgjidhen dhe bëhen të implementueshëm”, u shpreh Fatmir Mediu.

Kryetarja e LSI, Kryemadhi shpjegoi përse për opozitën është më prioritare finalizimi sa më shpejt i reformës.

“Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhje, zgjedhjeve të reja, sepse është kushti i dytë, pra miratimi dhe implementimi. Do të thotë që zgjedhjet e reja të mbyllen njëherë e përgjithmonë dhe të dalim nga kjo situatë varfërie dhe depresioni ekonomik që e ka kapur Shqipërinë”, u shpreh Kryemadhi.

Demokratët kanë dërguar në tryezën e dialogut politik me mazhorancën disa propozime për çështje që i konsiderojnë prioritare, si depolitizimi i administratës zgjedhore, trupa e kolegjit dhe financimi i partive politike. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë