Reforma zgjedhore, PD: Qeveria kujdestare, jo bashkëqeverisje me PS – A2

Reforma zgjedhore, PD: Qeveria kujdestare, jo bashkëqeverisje me PS

erd Bylykbashi u shpreh në një deklaratë për mediat se opozita synon me propozimet e saj për reformën zgjedhore të garantojë një fushë loje me rregulla të barabarta.

“Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumenteve të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga politika. Tema këto që janë prioritare në agjendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë. Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konstatuar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qenien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin”, u shpreh Bylykbashi.

Më tej, Bylykbashi analizoi edhe aspektet që prekin tre paketat e opozitës. “Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumenteve, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë rolin e tyre, por edhe të mos abuzohen nga qeveria. Por gjithashtu duke iu dhënë një rol të rëndësishëm instrumenteve të tjerë në dorën e zgjedhësve, për të qenë ata faktor kryesorë në denoncimin dhe goditjen e krimit zgjedhor.

Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është presioni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administruarës, cenimi i sekretit të votës, cenimi i lirisë së votës.

Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke i ndjekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe te legjitimitetit i organeve që dalin nga zgjedhjet”, u shpreh ai.