Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Reforma Zgjedhore, rikthehet dialogu mes socialistëve e demokratëve

Nga A2 CNN
24 Shtator 2019, 19:45 | Aktualitet

Opozita bëri një hap të parë drejt zgjidhjes së krizës, duke pranuar të ulet në tryezën e reformës zgjedhore, edhe pse e ka bërë të qartë se ajo nuk mjafton për të kapërcyer ngërçin politik. Vendimi u mor pas një mbledhje prej 60 minutash të opozitës së bashkuar. Në takimin e thirrur nga Lulzim Basha, nuk mungoi asnjë prej aleatëve, përfshirë edhe Shpëtim Idrizin, që rrallë herë shihet në PD, njëkohësisht me Vangjel Dulen. Ndonëse zyrtarisht opozita thotë se do përfaqësohet në nivel teknik, demokratët do dërgojnë Ivi Kaso, sekretarin e tyre për çështjet zgjedhore ne PD, së bashku me Muharrem Cakën nga LSI dhe Arjan Madhi, i PR. E pyetur nga A2 CNN, nëse pranimi i ftesës afron mundësinë e zgjidhjes se krizës politike, Kryemadhi u tregua evazive. “Opozita është gjithmonë e gatshme për të hapur menjëherë dhe me urgjencë negociatat me BE sepse është e vetmja mënyrë për të pozicionuar Shqipërinë në krahun e duhur , në atë të cilën i takon për të qenë anëtare e BE”, u shpreh Kryemadhi. Ftesa për PD, u firmos edhe nga Rudina Hajdari, bashkëkryetarë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, e cila i kujtoi opozitës jashtë kuvendit, rëndësinë e reformës. Ambasadori Berndt Borchard u ftua nga Lulzim Basha për t’u njohur me arsyet që e çuan opozitën të pranonte ftesën, ndonëse më herët kryedemokrati nuk ia kishte kursyer kritikat. Miratimi me konsensus, të të gjitha palëve politike, i reformës zgjedhore është një nga kërkesat insistuese të ndërkombëtarëve, përfshirë dhe SHBA.

A2 CNN Livestream

Dita jonë