Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Reforma zgjedhore, Shehi: S’kam asnjë pritshmëri, ndryshimet janë të vogla

Nga A2 CNN
2 Qershor 2020, 10:58 | Politikë
Reforma zgjedhore, Shehi: S’kam asnjë pritshmëri, ndryshimet

Afati i vendosur për reformën zgjedhore ishte 31 maji, një datë që tanimë ka kaluar, por negociatat vijojnë bashkë me trysninë nga faktori ndërkombëtar për të prodhuar një reformë të denjë për votuesit shqiptarë. Për të folur mbi negociatat e palëve dhe atë që pritet të arrihet përmes tryezës së reformës zgjedhore, por edhe takimit të djeshëm të opozitës së bashkuar, ishte i ftuar në Dita Jonë kreu i LZHK-së.

Dashamir Shehi u shpreh se nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe nga tryeza, pasi thekson se ndryshimet, edhe nëse do të arrihen, janë minimale.

“Nuk kam ndonjë pritshmëri të lartë. Pse? Ndryshimet janë relativisht të vogla. Sistemi nuk është ndryshuar fare, por unë mendoj që të arrijmë minimalen për të shkuar në zgjedhje, se sot shkohet vetëm në votime. Është shumë e vështirë që palët të arrijnë edhe këtë minimum, pasi nuk është çështje ligjore, por mentaliteti. I forti mbledh votat me armë, por edhe me para. Është një sistem i kolauduar në perfeksion, i cili drejtohet nga qendrat politike, që janë partitë, kryeministra. Lufta për zgjedhje më të mira është për një demokraci të pranueshme”, u shpreh Shehi.

Faktori ndërkombëtar ngriti shpresat te njerëzit, duke folur për një sistem danez, por Shehi shprehet se ky sistem nuk mund të aplikohet për realitetin shqiptar.

“Shpesh herë nuk bie dakord edhe me kolegët e mi opozitarë, por unë këtë e quaj një debat të shëndetshëm. Unë kam dëshirë që ky debat të vazhdojë sepse është i shëndetshëm. Jo patjetër sistemi duhet të jetë danez në Shqipërinë Ballkanike. As unë nuk jam për këtë sistem, pasi është i pamundur për realitetin shqiptar, por isha për sistemin e vjetër, i cili ishte më i kolauduar”, tha Shehi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani