Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reforma zgjedhore, shoqëria civile letër partive, dy propozime për sistemin

Nga A2 CNN
8 Tetor 2019, 19:28 | Politikë

Katër organizata të shoqërisë civile i janë drejtuar me një letër partive politike, ku jo vetëm kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, por ofrojnë edhe dy propozime konkrete. Për më tepër, përfaqësuesit e shoqërisë civile gjykojnë se reforma zgjedhore duhet të prekë edhe ligjin për partitë, financimin e fushatave si dhe vetë rolin e forcave politike në menaxhimin e zgjedhjeve.

Letra e drejtuar partive politike nga organizatat e shoqërisë civile

Katër organizatat, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (IDC), Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), i janë drejtuar me një propozim partive politike në lidhje me reformën zgjedhore, ku kërkojnë nisjen urgjente të një procesi gjithëpërfshirës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, reformimin e ligjit për partitë politike, financimin elektoral dhe administrimin e zgjedhjeve. Pikësëpari, këto organizata kërkojnë të jenë aktorë të këtij produkti, që sipas tyre i duhet lënë në dorë ekspertëve.

Procesi i debatit mbi reformën në sistemin zgjedhor dhe legjislacionin plotësues (ligji mbi partitë politike, financimi elektoral dhe administrimi zgjedhor) të realizohet kryesisht mbi bazë ekspertize (përmes ekspertëve të pavarur shqiptarë e ndërkombëtarë dhe ekspertëve të partive politike). Vendimmarrja politike të jetë vijim i produktit të ekspertizës dhe jo e kundërta. 

Citim nga letra e organizatave

Sa i përket ndryshimit të sistemit, shoqëria civile del me dy propozime, bazuar te përvoja e mëparshme në Shqipëri dhe rajon.

Sistemi proporcional me lista të hapura shumë emërore të partive (ku zgjedhjet e votuesve përcaktojnë rendin në listë), me një zonë zgjedhore (kombëtar), me prag elektoral 2.5 përqind për partitë dhe 4 % për koalicionet.  2. Sistemi miks i aplikuar më 1992 në Shqipëri, me 100 zona në mazhoritar dhe formulë kompensuese me 40 mandate në proporcional kombëtar me prag elektoral 2.5 përqind.

Citim nga letra e organizatave

Organizatat e shoqërisë civile shprehen të vetëdijshme se asnjë sistem nuk është garanci në vetvete për zgjedhje me standarde të larta, ndaj apelojnë që të konsiderohet nevoja për një ligj të ri bashkëkohor për partitë politike, një ligj të ri mbi financimin elektoral, si dhe heqjen e monopolist të partive mbi procesin e administrimit zgjedhor. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë