Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Reforma Zgjedhore, Soreca-Borchardt: Palët duhet të gjejnë dakordësi

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 13:20 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Soreca-Borchardt: Palët duhet të gjejnë

Angazhimin e opozitës së bashkuar për të ecur paralelisht me punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca e quan nje hap pozitiv para. Në një intervistë ekskluzive për A2, Soreca duket optimist kur thotë se rruga e nisur do t’i ulë palët në dialog.

“Çdo punë e bërë për të ecur përpara me reformën elektorale është e mirëpritur. Opozita jashtë parlamentare është e angazhuar që të punojë me reformën zgjedhore dhe ky është një lajm i mirë. Në fund të ditës, do të ketë një moment që palët do të ulen me njeri-tjetrin’, u shpreh ambasadori i BE.

Gjuha e përbashkët, sipas kryediplomatit të BE, gjendet kur zhvishet nga kushtëzimet. “Parakushtet nuk janë domosdoshmërisht ato që të çojnë drejt dialogut. Ia kam thënë miqve të mi të opozitës brenda dhe jashtëparlamentare.  Do të vijë një kohë kur kompromisi duhet bërë.  Apeli është që të jenë të hapur për dialog, pa kushte”, shtoi Soreca.

A2 kërkoi një qëndrim edhe nga kreu i OSBE, Bernd Borchard lidhur me pozicionim në dy llogore paralele të mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare për ndryshimin e ligjit elektoral.

“Shumë mirë që filluan të punojnë. Ata duhet të bëjnë bashkë idetë e tyre”, tha kreu i OSBE

Bashkimi Europian, por edhe Bundestagu, kanë kërkuar që brenda dhjetorit, të miratohen rekomandimet e OSBE-ODIHR, si kusht që rrjedh nga procesi i hapjes së negociatave.

https://a2news.com/2019/10/24/reforma-zgjedhore-gjiknuri-propozimet-e-kthejne-qeverine-ne-gjysme-teknike/
https://a2news.com/2019/10/24/reforma-zgjedhore-perfundon-mbledhja-e-pd-bardhi-socialistet-te-pranojne-propozimin-tone/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani