Reforma zgjedhore, tërmeti shtyn draftin e opozitës në janar – A2

Reforma zgjedhore, tërmeti shtyn draftin e opozitës në janar

Veç dëmeve materiale, tërmeti i 26 nëntorit solli edhe pasoja politike. Shpresat e opozitës për të finalizuar draftin për reformën zgjedhore janë shtyrë me një muaj.

“Situata pas tërmetit i ka pezulluar deri diku, tani rifilloi punë. Ka një grup pune ku të gjitha partitë politike opozitare kanë anëtarët e tyre. Për pika të ndryshme të reformës zgjedhore po punohet dhe së shpejti, nuk besoj se kjo gjë mund të mbarojë brenda këtij viti, por brenda muajit janar opozita do të ketë propozimet e saj për reformën zgjedhore”, u shpreh kreu i PAA, Agron Duka.