Reformë në drejtësi apo kapje politike e sistemit?

Situata politike në vend nuk është nga më të favorshmet, por puna për ngritjen e institucioneve të reformës në drejtësi po vazhdon e pa shqetësuar.
Megjithatë, edhe pse jemi vetëm në fazën e parë të këtij procesi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi deklaroi dje në A2 Cnn se ata nuk do ta njihnin Kryeprokurorin e ri të Republikës.
Në çfarë pike kemi arritur sot? Për të folur për këtë çështje ishin të ftuar në studiot e avokati Ilir Qafa, dhe Gerti Shella, drejtues i INFOCIP.
Sipas Shellës, ndryshe nga ajo që pritej, paraqet një situatë ku “nuk kemi Gjykate të Lartë dhe Kushtetuese, ato Administrative po shkurtohen nga Vettingu, ndërkohë që ato të Apelit mund të mos përballin më ngarkesën gjyqësore në një vend ku ka shumë ankimime”, dhe ku një gjyqtarë që merr “50-60 vendime në muaj” nuk mund të jetë efektiv.
Shkolla e Magjistraturës, nga ana tjetër, “duhet të kalonte në disa ndryshime ligjore të mohuara nga opozita”, dhe krijon një gjendje ku Gjyqësori prodhon firo dhe Shkolla e Magjistraturës nuk i balancon ato.
Dhe ai shton një problematikë. “Procesi i Vettingut duhet të kishte efekt mbi ato që janë sot anëtarë të KLP ose KLGJ-së etj, përpara se këto të mandatoheshin. Nuk u ndoq kjo logjikë dhe ata mund të bien preh e Vettingut”.
Për sa i përket kandidaturës së Arta Markut, Shella mendon se përkohshmëria e mandatit të saj duhet të ishte substanciale, disa muaj dhe jo një vit e gjysmë”, diçka që ul disi besimin e publikut që “ka të drejtë të jetë dyshues”, në përzgjedhjen e ardhshme për Kryeprokurorin.
Për avokatin Qafa, eksperienca e saj 15 muajshe në Prokurori janë “pikë të shtuara në aftësinë organizative”, që e avantazhin me kandidatët e tjerë.
Ai komenton edhe deklaratën e Gent Ibrahimit që Prokurori i Përgjithshëm “duhet të jetë Doktor Shkencash, duke i dhënë titujve të tjerë vetëm dy pikë”, gjë që e bën të dyshojë për “një kandidat të jashtëm që nuk vjen nga radhët e përfaqësuesve të zakonshëm”.
Vendimi i mos njohjes të kryeprokurorit të ardhshëm, përtej emrit nga Opozita? Qafa pohon se kritika ndaj procesit qëndron sepse janë konstatuar “anomali të konsiderueshme”.