Rekomandimi për hapjen e negociatave, Tabaku: Nuk është lajm i ri

Anëtarja e kryesisë së PD, Jorida Tabaku komentoi në edicionin e lajmeve Ditari në A2 CNN rekomandimin e fundit nga Komisioni Evropian për të çelur negociatat për Shqipërinë.

Tabaku u shpreh që ky rekomandim që jepet sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është asnjë gjë të re.

“Është një rekomandim i disatë për dy vendet që kanë qenë bashkë në procesin e integrimit dhe shpresoj që të mos ndahemi, pasi nëse për Maqedoninë e Veriut do të hapeshin negociatat, për Shqipërinë do të ishte më e vështirë. Ky vendim i Komisionit nuk përbën lajm të ri, lajm i ri do të ishte nëse vendet anëtarë do vendosnin për hapjen e negociatave.”, deklaroi ish deputetja e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, Tabaku shtoi se hapja e negociatave është një proces merite që bazohet tek arritjet e Shqipërisë. Sipas saj, Shqipëria, në fushat ku priteshin arritje si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit nuk ka pasur rezultate, madje ka shënuar regres.

  • LAJMI I FUNDIT | A2 sjell histori të reja nga shqiptarët e bllokuar në Siri
  • LAJMI I FUNDIT | A2 vjen me dëshmitë e familjarëve të grave dhe fëmijëve në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | A2 udhëtoi në shtëpinë e Osamës, vogëlushit që ndodhet në Al Hawl
  • LAJMI I FUNDIT | Pas reportazhit të A2, Osamën e njohu xhaxhai i tij që jeton në Gostivar