Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Rekord botëror, atleti austriak qëndron për mbi 2 orë në kuti akulli

Nga A2 CNN
12 Gusht 2019, 15:38 | Lifestyle
Rekord botëror, atleti austriak qëndron për mbi 2 orë

Atleti austriak, Josef Koeberl theu rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në akull. Ai “mbijetoi” për mbi 2 orë në një kuti, duke pasur veshur asgjë tjetër përveç rroba banjove.

Ndërsa kronometri shënoi 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda, Koeberl mposhti rekordin e mëparshëm për kohën më të gjatë të qëndrimin në kontakt të plotë me akullin, i cili ishte 1 orë, 53 minuta dhe 10 sekonda. Titulli mbahej ngaatleti kinez, Xhin Songhao, që prej vitit 2014.

Koeberl zhvilloi sfidën përballë stacionit kryesor të trenave në Vjenë në një kuti të tejdukshme, e cila u mbush me kuba akulli deri tek shpatullat e atletik austriak. Përgjatë periudhës kohore prej 2 orësh temperatura e trupit të tij është monitoruar. Gjithashtu pas nxjerrjes, austriaku i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore në një ambulancë që gjendej aty pranë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë