Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rekord infektimesh, vendi po përjeton valën më të madhe që nga fillimi i pandemisë

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 11:59 | Aktualitet
Rekord infektimesh, vendi po përjeton valën më të madhe

Shqipëria po përballet me valën më të madhe të infektimeve që nga fillimi i pandemisë. E marta shënoi edhe numrin më të lartë të personave të konfirmuar pozitiv me koronavirus, mbi 2100 të prekur. Omicron duket se është vetëm në fillimet e përhapjes së tij.  

Ashtu si gjatë gjithë pandemisë, Tirana mbetet vatra më e nxehtë e koronavirusit, ndjekur nga qarku i Durrësit, Elbasani, Shkodra dhe Fieri.

Pas festave të fundvitit dhe shkeljes së hapur të masave, zyrtarisht kemi mbi 15 mijë të prekur me koronavirus, e të gjithë këta në pak ditë.

Por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur në vend qarkullonte varianti britanik i koronavirusit, shifrat e infektimeve ishin më të ulëta se aktualisht, por shtrimet në spitale dhe humbjet e jetës ishin shumë më të larta.

Omicron ka shkaktuar 2.5 herë më shumë infektime dhe rinfektime, por pozitive sipas ekspertëve është situata në spitale. Aktualisht, janë në funksion dy spitale Covid në të cilët janë shtruar mbi 115 pacientë, ndërkohë autoritete shëndetësore kanë gati pavijonet Covid në rrethe për çdo situatë të pritshme nga vala Omicron.

Vaksinimi, ndonëse me interes disi të shtuar dy javët e fundit, vijon të mbetet në nivele të ulëta duke mos kaluar as nivelin prej 37.5 për qind të atyre që kanë marrë dozat e dyta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë