Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rekordi i borxhit tatimor, FMN: 864 mln euro, detyrimi i bizneseve te Tatimet

Nga A2 CNN
21 Prill 2019, 20:54 | Ekonomi
Rekordi i borxhit tatimor, FMN: 864 mln euro, detyrimi i bizneseve te Tatimet

Arrin në nivele rekord borxhi tatimor. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri në tetor të 2018-ës, bizneset i kishin detyrime të papaguara ndaj administratës tatimore në shumën e 107.2 miliardë lekë, ekuivalent me 864 milionë euro.

FMN evidenton se ky borxh erdhi duke u ulur deri në 2017-ën, për të pësuar vitin e kaluar një tjetër rritje të ndjeshme.

Ndërkaq ish-zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Flobenc Dilaveri deklaron se mbledhja e këtij borxhi do të ndihmonte tatimet të rrisnin të ardhurat dhe qeverinë, që të mos ndërhynte më tek taksat.

FMN evidenton në raportin e fundit për Shqipërinë se janë mbi 137 mijë biznese me borxhe tek tatimet. Pjesa dërrmuese e tyre janë me status aktiv, çka do të thotë se ushtrojnë ende aktivitet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë