Rekordi tragjik i Spanjës, 738 vdekje në 24 orë nga koronavirusi

Spanjë tejkalon kinën për nga numri I viktimave të covid-19, dhe bëhet vendi I dytë më I prekur në botë pas Italisë. Autoritetet raportuan një bilanc tragjik prej 3434 viktimash, me738 të vdekur vetëm gjatë 24 orët e fundit, 27%më shumë se një ditë më herët. Situata është alarmante edhe në Francë, ku autoritetet raportuan 240 vdekje të reja , për një total prej 1100 viktimash. Franca bëhet vendi i pestë që tejkalon pragun e 1000 të vdekurve pas Kinës, Italisë Iranin dhe Spanjës. Drejtori i Agjencisë së Shëndetit Publik tha në një konferencë se të infektuarit janë rritur në mbi 22300, dhe se me shumë se 2500 persona janë në gjendje kritike për jetën.