Rektorët, ankesa Ruçit: Po mbyllet mësuesia, shkenca pa fonde, grada pa kriter

Në prag të fillimit të vitit akademik dhe të hartimit të buxhetit të ri, rektorët kërkojnë ndihmën e kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi për rritjen e financimeve në arsimin e lartë. Në të dytën tryezë të organizuar nga kryeparlamentari Ruçi, drejtues të universiteteve publike dhe private dhanë alarmin se kërkimi shkencor po shuhet për mungesë fondesh, titujt dhe gradat e pedagogeve po jepen pa kriter, ndërsa doktoraturat janë bllokuar prej vitesh.
Ndërsa drejtuesit e universiteteve në rrethe shprehën rrezikun e mbylljes së degëve të mësuesisë. Forcimi i kritereve në programet e mësuesisë duhet të shoqërohet sipas tyre me rritje page për këtë profesion.
Kryetari i Kuvendit ka premtuar mbështetje për shkollat e larta dhe një buxhet më të mirë në 2020.
Në kuadër të marrëveshjes me universitetet dhe në prag të 100 vjetorit të parlamentarizmit, kreu i kuvendit kërkoi nga universitetet mbështetje në aktivitetet që do të organizohen.

Shkarkoni aplikacionin e A2