Remitancat, eksperti: Para konsumi për familjet, jo investime – A2

Remitancat, eksperti: Para konsumi për familjet, jo investime

Një në katër familje në Shqipëri jeton me të ardhurat e afërmve emigrantë, shifër kjo e publikuar nga Banka e Shqipërisë. Eksperti për çështjet e emigracionit, Kosta Barjaba ka deklaruar në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulçe se bëhet fjalë për para që shërbejnë për të jetuar dhe jo për investime.

Të ardhurat nga emigrantët kapin mesatarisht rreth 1.1 miliardë euro në vit. Ato janë të rëndësishme për ekonominë, pasi janë një ndër burimet e gjenerimit të valutës.
Nga ana tjetër, emigrantët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se gjithë të tjerët në Europë si kosto transferte për dërgesat e tyre. Saktësisht 9.4% të shumës që dërgojë, ndërsa mesatarja e BE-së është 7.55%.

Shkarkoni aplikacionin e A2