Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rëndësia e zgjedhjeve amerikane për Shqipërinë dhe botën

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 21:02 | Aktualitet

“Zgjedhja e Amerikës”, emisioni më i ri në A2, vjen çdo të premte për të sjellë në ekran debatet kryesore dhe situatën e fushatës presidenciale amerikane që zhvillohet midis kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden. Do të mundohemi të ofrojmë për publikun shqiptar jo vetëm informacion me interes mbi zhvillimet në Shtetet e Bashkuara, por edhe më shumë qartësi mbi sesi funksionon sistemi politik amerikan, i pasur në traditë dhe ndonjëherë i ndërlikuar. Zgjedhjet Amerikane mbartin një rëndësi të veçantë, siç është vendi që Shtetet e Bashkuara zënë në botë. Gara për shtëpinë e bardhë, ka rëndësi jo vetëm për miqtë tanë historikë në Shtetet e Bashkuara, por edhe për ne vetë dhe çështjen shqiptare, ndaj dhe me ndihmën e çmuar të kolegëve të redaksisë së A2 dhe kontributorëve të tjerë, do të përqendrohemi tek Amerika në këtë cikël informues. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen më 3 nëntor, e megjithatë votimi ka kohë që ka nisur, kryesisht përmes postës dhe mënyrave të tjera që lejon votimi i parakohshëm. Kjo bën që një pjesë e mirë e votave të jenë procesuar që para 3 nëntorit, çka e bën pastaj nxjerrjen e një rezultati përfundimtar edhe më të shpejtë. Amerikanët do të votojnë për të zgjedhur kolegjin elektoral, i cili më pas do të zgjedhë presidentin e katër viteve që vijnë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani